‘Unë nuk i shoh filmat e mi’, Leonardo DiCaprio: Se kam parë kurrë ‘Titanikun’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 21:45
Aktori fitues i çmimit Oscar, Leonardo DiCaprio, ka zbuluar se nuk ka parë kurrë filmin “Titanic” të James Cameron, një nga projektet më ikonike në karrierën e tij.
DiCaprio shpjegoi se zakonisht shmang shikimin e filmave ku ka luajtur vetë si aktor kryesor, duke preferuar të përqendrohet në projekte të reja dhe role të tjera në karrierën e tij.
Deklarata e aktorit ka habitur fansat dhe mediat, duke e bërë lajmin një nga të papriturat e fundit të botës së filmit, pasi “Titanic” mbetet një nga filmat më të famshëm dhe më të suksesshëm në historinë kinematografike.
