Mattarella: Moska dëshiron të përcaktojë kufijtë me forcë, e papranueshme

Në fjalimin e tij, presidenti Italian Sergio Mattarella u ndal tek situata në Ukrainë ku përdori nota kritike qasjen në konflikt të Rusisë, shkruan tgcom24.it.

‘’Agresioni rus kundër Ukrainës vazhdon, duke rezultuar në viktima dhe shkatërrim të gjerë, dhe me qëllimin e gabuar, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme negociuese’’, theksoi ai.

Moska me politikat e saj shkel parimin e refuzimit për të ripërcaktuar me forcë ekuilibrat dhe kufijtë e Evropës. Ky veprim u konsiderua i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm më shumë se 50 vjet më parë në Konferencën e Helsinkit për Bashkëpunimin dhe Sigurinë Evropiane”, theksoi kreu presidenti Matterella.