Policia: Asnjë anëtar i familjes nuk dyshohet për vr*sjen e Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij

Zëvendësshefi i Policisë së Los Anxhelosit, Alan Hamilton, deklaroi në një konferencë për shtyp se “shumë anëtarë të familjes janë marrë dhe do të merren në pyetje, por askush nuk është arrestuar, pra, askush nuk është marrë në pyetje si i dyshuar’’.

Hamilton tha se hetuesit po punojnë për të marrë një mandate përpara se të nisin një hetim “të plotë brenda dhe jashtë rezidencës’’.

Rob Reiner, regjisori legjendar amerikan dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner janë raportuar të vdekur, sipas TMZ.

Trupat e tyre u gjetën të pajetë dje pasdite në shtëpinë e Rob dhe Michele në Brentwood.

Sipas burimeve të dy trupat kishin pësuar plagë që përputhen me një thikë.

Rob, djali i komedianit të famshëm Carl Reiner, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 – e filloi karrierën e tij në biznesin e shfaqjeve si shkrimtar komedie në vitet 1960 – duke bashkëpunuar me Steve Martin në “Smothers Brothers Comedy Hour”  në vitet 1968 dhe 1969.

Gjatë viteve 1970, Rob luajti rolin e Michael Stivic – i njohur edhe si “Meathead” – në sitcom-in e famshëm “All in the Family” – për të cilin ai fitoi dy çmime “Primetime Emmy” për aktorin mbështetës më të mirë në një serial komedi.

“All in the Family” pati 205 episode dhe përfundoi në vitin 1979. Pas serialit, fokusi i Reiner u zhvendos më shumë drejt regjisë.

“This is Spinal Tap” shënoi suksesin e tij të parë të madh në karrierën si regjisor.

Gjatë dekadës së ardhshme, Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally”.

Ndërsa drejtonte “When Harry Met Sally”, Rob takoi Michele, një fotografe dhe, të dy u martuan në vitin 1989.