U përfol për një aksident të rëndë/ Reagon Einxhel Shkira: Ja si qëndron e vërteta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2025, 17:49
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë.
Përmes një insta-story Shkira ka hedhur poshtë pretendimet, teksa sqaron se nuk kishte pësuar asnjë aksident por kishte thyer këmbën teksa hapte dhuratat e të birit në shtëpi.
“Jam si kokrra e mollës pas operacionit të këmbës dhe sapo të rikuperohen do të kthehem në shtëpi të fëmijët e mi”, shkruan Einxhel.
