Bashkëshortja shtatzënë pëson aksident, Kozaku publikon PAMJE nga vendngjarja

Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar sot në kryqëzimin e Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Nga ngjarja ka marrë lëndime Denisa Bajrami, e njohur në rrjetet sociale si bashkëshortja e Kozak Braçit.

Dyshohet se një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas makinën ku ajo po udhëtonte.

Në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka publikuar një video ku shprehet i pakënaqur me shërbimin e marrë në spitalin e Lezhës dhe ka ngritur akuza ndaj stafit mjekësor.

Ai thotë se bashkëshortja ndodhet në gjendje të rënduar dhe pretendon se mjekët kanë përfituar para për të minimizuar vlerësimin e gjendjes së saj.

Ndërkohë në 'storyn' e fundit ai ka publikuar dhe video nga aksidenti.