“U PËRDOR PËR PASTIM PARASH”/ Autoritetet britanike vendosin 60 milionë euro gjobë ndaj bankës Nationwide
Autoritetet britanike kanë gjobitur bankën Nationëide me rreth 60 milionë euro nën dyshimet se u përdor për qëllime kriminale përfshirë pastrim parash dhe mashtrime financiare. Rregullatorët vlerësuan se parregullsitë janë vërejtur gjatë një përiudhe 5 vjeçare, 2016-2021.
Autoritetet britanike të mbikëqyrjes financiare kanë vendosur një gjobë prej rreth 60 milionë eurosh ndaj Nationwide Building Society mes dyshimeve se banka shfrytëzohej për qëllime kriminale.
Sipas tyre sistemet e kontrollit nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar që klientët të përdornin shërbimet e saj për aktivitete të paligjshme, si pastrim parash apo mashtrime.
Autoritetet e quajnë këtë një shkelje serioze të detyrimeve ligjore për sigurinë dhe transparencën e sistemit bankar.
Këto parregullsi janë vërejtur kryesisht gjatë periudhës nga tetori 2016 deri në korrik 2021.
Në raportin e tyre, rregullatorët vlerësuan se Nationëide nuk kishte zbatuar procedura të mjaftueshme për të identifikuar dhe trajtuar aktivitetet e dyshimta.
Bankat dhe institucionet financiare në Mbretërinë e Bashkuar janë përgjegjëse për të siguruar që transaksionet e klientëve të jenë të ligjshme dhe për të raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.
Në rast të shkeljeve, rregullatorët nuk hezitojnë të vendosin gjoba të mëdha si kjo, që kanë për qëllim t’i detyrojë institucionet të përmirësojnë sistemet e tyre.

