Putin rikonfirmon mbështetjen për Venezuelën

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka siguruar udhëheqësin autoritar të Venezuelës, Nicolas Maduro për mbështetjen e tij – mes tensioneve në rritje midis vendit të Amerikës së Jugut dhe SHBA-së.

“Gjatë një bisede telefonike me Maduro, presidenti Putin nënvizoi partneritetin e ri strategjik midis vendeve dhe siguroi popullin venezuelian për solidaritetin e Rusisë”, tha sot Kremlini.

“Putini thuhet se mbështet rrjedhën e veprimit të Maduro për të mbrojtur interesat kombëtare dhe sovranitetin e vendit përballë presionit të jashtëm në rritje”, sipas deklaratës.

“Të dyja palët rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të zbatuar projekte të përbashkëta në fushat e tregtisë, ekonomisë, energjisë, financave, kulturës, çështjeve humanitare dhe fushave të tjera”, tha Kremlini.

Më herët, Ministria e Jashtme ruse kishte kërkuar qartësi nga ana e SHBA-së lidhur me planet e saj në Venezuelë.

“Moska shpreson që Uashingtoni nuk do të lejojë që situata të përshkallëzohet më tej dhe nuk do të përdorë luftën”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Ajo paralajmëroi se ekziston rreziku që konflikti të ketë pasoja të paparashikueshme për të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, presidenti Putin po vazhdon bisedimet me Trump për t’i dhënë fund këtij konflikti dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në.