Suksesi kinematografik "Kazerma"/Turjan Hysko: Nuk prisja që shqiptarët ta përqafonin kaq shumë këtë film
Në emisionin “Ora e Betit” ka qenë i ftuar Turjan Hysko i cili ka folur rreth suksesit më të fundit kinematografik në Shqipëri, filmi “Kazerma”.
Hysko ka folur rreth qëllimit që e ka inspiruar për të krijuar dhe për të realizuar këtë prodhim. Ka treguar se çfarë ka dashur të përcjellë.
“Pas 40-ave si moshë kam vendos t’i jap shoqërisë në gjykimin tim me modesti t’i jap mesazhe apo të jap atë që un mendoj se duhet të rregullohet në shoqërinë shqiptare.
Duhet reflektuar të paktën.”- tha ai.
Me tej, Hysko i ka bërë përshtypje fakti që shqiptarët e kanë pëqafuar kaq shumë këtë film dhe zhaneri i vet filmit nuk është preferuar nga shikues tipik të kinemasë shqiptare.
“Që filmi është i mirë këtë e di, sepse është bërë çdo gjë për atë film. Por që publiku ta përqafonte kaq shumë, këtë nuk e prisja. Nuk isha shumë skeptik por ama e di që deri tani në kinema njerëzit kanë shkuar me filma argëtues, me filma humoristik ose filma të cilat janë drejtuar vetëm drejt festivaleve që nuk shfaqen fare në kinema.”- u shpreh Turjan Hysko.
