''Kazerma''/ Aliaj: Ide e mirë jo vetëm për në Shqipëri por edhe globalisht

Aktori, Arbër Aliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se filmi ‘’ Kazerma’’ është një ide e mirë jo vetëm për në Shqipëri por edhe në mënyrë globale.

Aliaj: Për mua ishte një vlerë artistike që e vura direkt që në leximin e parë që është një ide për mua që jo vetëm e mirë për në Shqipëri por edhe në mënyrë globale dhe internacionale mu duk shumë e goditur.

Sepse siç keni ju Big Brother kemi edhe variante të tjera ne në Belgjikë ose nëpër shtete të Europës.

Kjo lufta për famë të shpejtë edhe suksesi i shpejtë. Humbja e vlerave për të arritur këtë rezultat, këtë sukses të shpejtë.

Secili nga personazhet tonë që luajmë pra në një farë mënyre shesin vlerat e tyre, principet e tyre, kalojnë limitet e tyre për hir të lojës, për hir të suksesit, për hir të famës.