Erik Lloshi drejt BBV Albania? Këngëtari: Shpati ishte i konfirmuar… mungesa e tij do më vrasë!

Në një intervistë së fundmi, këngëtari Erik Lloshi ka konfirmuar për publikun se kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Albania.

“Po është e vërtetë që unë kam pasur një ftesë nga pjesa e Big Brother-it. Akom nuk është e sigurt asnjë gjë po me shumë mundësi që po.”-tregoi këngëtari.

Teksa është pyetur gjithashtu nëse ky rrugëtim do të ishte më i mirë për të nëse dhe artisti i ndjerë Shpat Kasapi do të ishte pjesë e saj, Erik Lloshi u shpreh se nuk e imagjinon dot këtë përvojë pa të.

“Ai ishte i konfirmuar, ndërsa unë ende s’jam 100%. Dhe besoj se do më vrasi ajo ... (mungesa) Ta pija një kafe me të, t’a bëja një muhabet sepse nuk kemi pasur kurrë kohë të rrimë me njëri tjetrin më shumë se ç’duhet.” –ka thënë këngëtari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Me prit te dielen (@meprittedielen)