"Më thanë hajde qaj prapë për Shpatin!"/ Erik Lloshi tregon ftesën e shëmtuar që erdhi pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit

Këngëtari Erik Lloshi është shprehur tepër i indinjuar nga disa komente që i kanë ardhur së fundmi në emisionet që ka folur në nderim dhe në kujtim të Shpat Kasapit.

Ai ka treguar në një intervistë se teksa ka qenë i ftuar në një emision fill pas ndarjes nga jeta të artistit 40-vjeçar Shpat Kasapi, Lloshi nuk ka mundur t’i frenojë lotët.

Prapap kuintave të emisionit, këngëtarit i janë bërë komente të tilla si “Sa bukur qaje” dhe madje i kanë ardhur ftesa të tjera që “të qaj” sërish për mikun e ndjerë.

Këto fraza i kanë krijuar artistit një irritim dhe është ndjerë tepër i revoltuar se si gazetarët mund të flasin në atë mënyrë për një humbje të tillë si ajo e Shpat Kasapit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Me prit te dielen (@meprittedielen)