Nuk ka fitues në Ballsh, Bylisi dhe Teuta ndajnë nga një pikë

Bylis dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superiores.

Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Golin për miqtë e shënoi Boçi në minutën e 75-të të këtij dueli.

Në krahun tjetër, për barazimin mendoi Mustafa, vetëm 6 minuta më vonë, duke rikthyer barashpeshën.

Kështu, Bylis shkon në kuotën e 14 pikëve por mbetet në vendin e 8-të.

Në krahun tjetër me 23 pikë, Teuta është përsëri në vendin e katërt.