Botërorin 2026/ Ancelotti: Grup i vështirë, duhet të mposhtim menjëherë Marokun...

Carlo Ancelotti i shikon pak me shqetësim skuadrat kundërshtare që Brazili do të ketë në Botërorin 2026. Në fazën e grupeve, 5 herë kampionët e botës do të përballen me Marokun, Skocinë dhe Haitin.

“Maroku bëri shumë mirë në botërorin e fundit, në Katar 2022, ku arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa Brazili u eliminua në çerekfinale, - theksoi Carlo Ancelotti për kanalin brazilian Sport TV. - Skocia ka një skuadër shumë të fortë. Do të jetë shumë e vështirë. Duhet të renditemi të parët në grup.

Sidomos duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë që do të jetë shumë e rëndësishme për të menduar fitoren e të 3  ndeshjeve. Sfida e parë ndaj Marokut do të jetë më e vështira, pastaj vijnë dy ndeshjet e tjera, duhet të kemi besim.”

Në muajin mars, Brazili do të luajë dy ndeshje miqësore me Francën dhe Kroacinë në SHBA, ndërkohë që përsa i përket Neymar dhe kthimit të tij në kombëtare, pas 2 vitesh. Ancelotti dha shpresë yylit brazilian duke shpjeguar se do të zgjedhë skuadrën e tij në muajin maj.

“Nëse Neymar meriton të jetë në Botëror, nëse është në formë më të mirë se çdokush tjetër, do të luajë, - tha Ancelotti, duke shtuar, - nuk i detyrohem asgjë askujt”.