“Dalja e parë pas dasmës”, Lori Hoxha shfaqet me bashkëshortin, por vëmendjen e merr Sara

“Dalja e parë pas dasmës”, Lori Hoxha shfaqet me
Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.

Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.

Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet. Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.

Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale.