VIDEO/ Shkëlqimi i Princeshës Kate në skenën publike në Westminster Abbey
Princesha Kate Middleton u rikthye në skenën publike në Westminster Abbey, duke shkëlqyer në koncertin tradicional të Krishtlindjeve. Familja mbretërore përcolli një mesazh uniteti dhe shprese në prag të festave.
Në një mbrëmje të mbushur me dritë, ngrohtësi dhe elegance mbretërore. Princesha e Uellsit, Kate Middleton, riktheu shkëlqimin e saj në Westminster Abbey për koncertin tradicional të Krishtlindjeve.
Në daljen e parë publike e familjare që prej qershorit, Kate u shfaq e rafinuar.
Simbolikë e fortë ishin vëthët “Ylli i Carit”, me vlerë 11,195 paund – një zgjedhje elegante për një mbrëmje të dedikuar dritës dhe shpresës.
Krah Princit William dhe tre fëmijëve, George, Charlotte dhe Louis, u bashkuan mes 1,600 të ftuarve që kishin ardhur për të nderuar njerëzit e zakonshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme: vullnetarë, aktivistë komuniteti dhe ata që u qëndrojnë pranë më të dobëtëve.
Eventi mblodhi së bashku edhe shumë figura të njohura të ekranit.
Kate, e cila vitin e kaluar përfundoi kimioterapinë parandaluese, u dhuroi të ftuarve një shënim personal, duke kujtuar se edhe një moment dëgjimi apo një fjalë ngushëllimi mund të ndryshojë jetën e dikujt.
Ceremonia ishte e hapur për njerëz të të gjitha besimeve – një mesazh i fortë uniteti dhe shprese.
Në prag të festave, familja mbretërore përcolli një urim të thjeshtë, por të fuqishëm: Krishtlindjet na kujtojnë se sa shumë mund të ndryshojmë kur i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit.

