SUPERHËNA E FTOHTË/ Kujdes me ushqimin, energji të reja, çfarë thotë astrologia për këtë hënë të plotë?

Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë e ftuar astrologia e Afërdita Zaja për të folur lidhur me “Super-hënën e Ftohtë”.

Astrologia ka shpjeguar se kur ndodh Super-hëna ndodh dhe se pse ky fenomen astronomik e ka marrë këtë emërtim.

Kemi pasur dy Super-hëna të tjera këtë vit, ishte në 7 shtator dhe në 5 nëntor dhe Super-hëna e djeshme.

Në fakt është akoma dhe tani ndërsa po flasim deri në orën 12.

Quhet Hëna e Ftohtë sepse fillon në muajin “Margashirsha” ku dimri fillon mbarë e mirë.”-shpjegoi ajo.

Ajo më tej shpjegoi se Super-hëna është në shenjën e demit teksa ka shpjeguar se çfarë pritet të vijnë me energjitë e reja të kësaj hëne të plotë dhe kaq të veçantë.

Sipas astrologjisë Vedike, hëna ndodhet në yjësinë e preferuar të saj. Ndodhet shumë mirë te kjo yjësia.

Kemi disa lloj energjish, psh duhet të kemi kujdes çfarë hamë. Është energjia e ushqimit. Thuhet që do të gjykohemi nga Universi për ushqimet që hamë.”-u shpreha Zaja.