BBVK4/ Labinoti grimohet si femër, banorët “shpërthejnë” në të qeshura
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 vazhdojnë momentet gazmore, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë Labinot Rexha. Banoret e shtëpisë vendosën ta transformojnë atë plotësisht, duke i bërë një grim të plotë ashtu si një femër.
Vajzat, të udhëhequra nga Benita dhe Shkurta, morën në dorë të gjitha produktet e grimit dhe u përkushtuan me plot kreativitet. Nga hije të syve te ngjyra e buzëve, Labinoti u lyer në detaje, duke u shndërruar në versionin e tij më komik deri më sot.
Ky moment u bë për të disponuar banorët dhe për të sjellë atmosferë të mirë brenda shtëpisë, ndërsa të gjithë shpërthyen në të qeshura sa herë Labinoti shikonte veten në pasqyrë.
LMAOOOOOO #bbvipks4 pic.twitter.com/wiHXUnYY9e
— lejallahile???????? (@mosshurdhoshume) December 4, 2025
Pas përfundimit të “makeover-it”, Benita dhe Shkurta e morën Labinotin për të vallëzuar, duke krijuar një skenë plot humor që argëtoi banorët e tjerë dhe solli shumë pozitivitet në shtëpi.
HAHAHAHAHAHAHA lshojani dikush kongen e yllit mos i ly ti buzt e kuqe #bbvipks4 pic.twitter.com/QWnbdqBxI7
— miamicita (@champagnerocky7) December 4, 2025
Ky moment i lezetshëm po komentohet gjerësisht edhe nga fansat në rrjetet sociale, të cilët po shijojnë çdo situatë të këtij edicioni të BBVK4.
