FOTOLAJM/ Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau më të dashuruar se kurrë, shfaqen dorë për dore në Tokio

Katy Perry dhe partneri saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau janë parë sërish në publik, këtë herë në Japoni, ku kanë kaluar një mbrëmje të qetë dhe romantike në zemër të Tokios.

Çifti u fotografua duke ecur dorë për dore në zonën turistike të Asakusas. Dyshja darkoi në Asakusa Sumo Stable Annex, një vend i njohur për shfaqjet live të mundjes tradicionale japoneze dhe gatimet tipike të zonës. Burime pranë çiftit thonë se ata shijuan një mbrëmje të qetë larg syve të publikut, tërhequr nga atmosfera autentike japoneze.

Këngëtarja e hitit “ET” ndodhet aktualisht në Japoni për turin e saj “Lifetimes”, ku pritet të mbajë dy koncerte në Saitama Super Arena më 3 dhe 4 dhjetor.

Lidhja e tyre u bë publike në tetor, kur çifti u pa duke festuar ditëlindjen e këngëtares në Paris. Thashethemet nisën që në korrik, kur Perry dhe Trudeau u fotografuan duke bërë një shëtitje romantike në Montreal dhe më pas gjatë një darke intime.

Që nga ajo kohë, politikani është parë disa herë në koncertet e turneut “Lifetimes Tour”, duke mbështetur këngëtaren nga publiku.

Ndërkohë, shfaqja e tyre e fundit dorë për dore në Tokio vetëm sa ka rritur interesin rreth romancës më të komentuar të muajve të fundit.