Aktorja e Harry Potter zbulon se ishte 37 vjeçe kur luajti rolin e një fantazme 14-vjeçare në sagën e njohur
Një aktore e cila ka luajtur në filmin serik Harry Potter ka zbuluar se ishte 37 vjeçe kur portretizoi personazhin e fantazmës, të një vajze 14-vjeçare.
Ylli, tashmë 60 vjeçe, luajti personazhin e paharrueshëm në filmin e vitit 2002 të Harry potter, Harry Potter And The Champer Of Secrets dhe e përsëriti të njëjtin rol në filmin e vitit 2005, Goblet Of Fire.
Moaning Myrtle dikur ishte një nxënëse e shkollës Hogwarts deri në vdekjen e saj të parakohshme dhe prej asaj kohe fantazma e saj kishte përndjekur banjën e vajzave në katin e dytë.
Ajo u fiksua pas magjistarit Harry, i cili kishte treguar mirësjellje ndaj saj.
Megjithatë, aktorja që qëndron pas personazhit Shirley Henderson tani ka zbuluar se ishte 37 vjeçe kur e luajti rolin, i cili bazohej te një adoleshente 14-vjeçare.
Në një intervistë të re, Shirley tha se drejtuesit e kastit mendonin se ajo ishte zgjedhja e duhur për rolin dhe i kishin thënë të mos e zbulonte moshën e saj të vërtetë gjatë audicionit.
Shirley tha për The Independent: “Drejtori i kastit më tha: ‘Provoje dhe mos e përmend moshën tënde’”.
