Aksident me pasojë vd*kje në Francë/ Përfundon makina në pishinë, bllokohen brenda 3 të rinjtë

Tre të rinj humbën jetën tragjikisht në Francë pasi makina e tyre doli nga rruga, kaloi një mur dhe ra përmbys në një pishinë private. Pas rënies në pishinë të rinjtë u  bllokuan brenda automjetit.

Bllokimi ndodhi për shkak se automjeti ishte në madhësi të njëjtë me pishinën dhe adoleshentët nuk ishin në gjendje të hapnin dyert dhe u mbytën.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në qytetin Ale në orët e para të së mërkurës dhe viktimë mbetën tre adoleshentët e moshës 14, 15 dhe 19 vjeç .

Raportime tregojnë se më i riu nga tre viktimat ishte në timon duke drejtuar mjetin. Prokurori përshkroi se si makina u përplas me një mur të ulët kopshti, u përmbys dhe ra i përmbysur në pishinë.