''Rendi i Ri''/ Londo: Ajo që më pëlqeu shumë ishte tensioni i lartë dramatik

Regjisori, Kiço Londo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ajo që pëlqeu më shumë tek shfaqja ‘’Rendi i Ri’’ ishte tensioni i lartë dramatik.

Londo: Që në njohjet e para ajo që më pëlqeu shumë ishte tensioni i lartë dramatik.

Gati gati i papërballueshëm nga aktorët.

Ata janë 4 aktorë nga më të mirët.

Në përgjithësi zgjedh aktorë të rinj.

Unë kam fatin që të jem me këta aktorë të rinj të talentuar.

Jemi në fillimet e bashkëpunimit.

Uroj që të na shkojë gjatë bashkëpunimi sepse është një katërshe shumë frytdhënëse, shumë shpres dhënëse.

Të mbush me shpresë që ne jemi jo më shumë talente por jemi të mbingarkuar me talente.

I gjithë problemi është i raportimit të talenteve me publikun.