Adoleshenca zgjat deri 32-vjeç/ Psikologia zbulon pse kjo moshë është e mbushur me ankth dhe stres

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, psikologia Entela Demiri Isufi komentoi një studim të ri neuroshkencor të kryer në Angli, i cili sjell një qasje të re mbi zhvillimin e trurit dhe fazat e adoleshencës.

" Është një studim neuroshkencor i cili është kryer në Angli, ku janë marrë imazhet strukturore të trurit të afro 4 mijë kampionëve.

Ideja është që ne jemi mësuar në formë klasike që zhvillimi i trurit shkon në linjë lineare me vitet dhe e kemi quajtur moshën 18-20 vjeç adult.

Sipas këtij studimi neuroshkencorë që është gjithëpërfshirës për të gjithë komuniteteve dhe ka të bëj me zhvillimin strukturor të turit i cili nuk ecën në linjë lineare me vitet , por ky studim e ka ndarë fëmijërinë 0-9 vjeç, 9 deri në 32 vjeç  e ka quajtur 'adoleshencë' pasi truri vazhdon ndryshon formë strukturore, nuk merr tiparet përfundimtare të të rriturit.

Mosha 20-30 vjeç është mosha që ka presionin më të madh tek individët, duke qenë se rriten edhe kërkesat e shoqërisë kunddrejt individit.

Duke qenë se tashmë duhet të jetojë si i pavarur, duhet të jetë i aftë në punë, duhet të jetë i aftë në marrëdhënie personale, rritja e këtij presioni e çon individin në ankth, në stres, në ndryshim personaliteti, pra shumë gjëra ndryshojnë në jetën e tij", u shpreh Isufi.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: