VIDEO/ Bardella në aktivitetin e librave, i moshuari e godet me vezë në kokë

Kreu i Partisë së Tubimit Kombëtar në Francë, Jordan Bardella, u godit me vezë në kokë nga një i moshuar, teksa ishte në një aktivitet të promovimit të librit të tij, raporton BFMTV.

Sipas raportimit të mediave të huaja, 74-vjeçari i cili ndodhej në radhë për të firmosur librin nga Bardella papritur ka nxjerrë një vezë dhe e ka gjuajtur në kokë kreun e Tubimit Kombëtar.

Sipas stafit shoqërues të Bardella-s, ai është mirë dhe u rikthye në aktivitet rreth 20 minuta pas incidentit.

Sakaq autori i moshuar i sulmit u ndalua dhe u vu në pranga.