'A të dukem tërheqëse?...E di që ti e do'/ Përjashtohet policja, tentoi ta puthte disa herë dhe preku kolegun në mënyrë tendencioze në këmbë
Një police e re në Britani është përjashtuar përgjithmonë nga shërbimi policor, pasi një hetim disiplinor zbuloi se ajo kishte bërë afrime të padëshiruara me natyrë seksuale ndaj një kolegu gjatë një feste pas pune.
Sipas North Yorkshire Police, Brogan Canning kishte prekur këmbën e kolegut, kishte tentuar ta puthte dhe i kishte përsëritur disa herë frazën: “E di që ti e do.”
Oficeri i prekur deklaroi se ishte ndier “i zemëruar dhe i turpëruar” nga sjellja e saj.
Sipas tij, në një moment Canning madje e kishte pyetur: “A të dukem tërheqëse?” pas refuzimit të afrimeve të saj.
Dëshmitarët, përfshirë policët Nathan Mills dhe Megan Smith, thanë se Canning po sillej “çuditshëm” gjatë gjithë mbrëmjes dhe se e kishin parë ta prekte kolegun në mënyrë të papërshtatshme.
Ajo kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe deklaroi se nuk i mbante mend plotësisht ngjarjet, por nuk i mohoi akuzat dhe kërkoi falje.
Paneli disiplinor e cilësoi sjelljen e saj si një shkelje të rëndë të standardeve profesionale, duke e përshkruar si “afrim seksual të padëshiruar” dhe sjellje “fyes dhe viktimizuese”.
Edhe pse Canning kishte dhënë dorëheqjen përpara përfundimit të hetimit, policia konfirmoi se ajo do të ishte shkarkuar nëse do të vazhdonte të ishte pjesë e forcës.
Vendimi final e vendos ish-policen në listën e personave të përjashtuar, duke i ndaluar përjetësisht punësimin në çdo forcë policore në Mbretërinë e Bashkuar.
