Pl*gosja e dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Washington, kreu i CIAS-s: Autori i dyshuar ka bashkëpunuar me ne në Afganistan

I dyshuari për të shtënat ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Washington DC ka punuar me CIA-n në Afganistan, deklaroi sot drejtori i CIA-s.

John Ratcliffe tha për Fox News se autori i dyshuar u lejua të hynte në SHBA për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane.


“Në vijim të tërheqjes së dështuar të Biden nga Afganistani, administrata Biden e justifikoi sjelljen e autorit të dyshuar në Shtetet e Bashkuara në shtator 2021, për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane, përfshirë CIA-n, si pjesë e një force partnere në Kandahar, një angazhim që përfundoi pak pas evakuimit kaotik,” deklaroi Ratcliffe.

Sipas raportimeve, dy ushtarët e plagosur i kanë kaluar me sukses ndërhyrjet kirurgjikale, bëri të ditur Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.

Sipas Bondit, njëra prej ushtarëve të plagosur është grua, e cila ishte ofruar vullnetarisht të punonte gjatë pushimeve të Falënderimeve.