SHBA, thirrje Japonisë të shmangë provokimet ndaj Kinës për çështjen e Tajvanit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë e këshilloi kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, të shmangë provokimin e Kinës për çështjen e sovranitetit të Tajvanit, raportoi të mërkurën Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë japonezë dhe një burim të qeverisë amerikane.

Trump foli me Takaichi pas një telefonate me presidentin kinez Xi Jinping, i cili foli gjatë – për gati gjysmën e bisedës – rreth Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron një provincë kineze.

Burime të agjencisë së lajmeve Reuters në qeverinë japoneze të informuara për çështjen konfirmuan se presidenti amerikan i bëri thirrje kryeministres së arkipelagut të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm.

SHBA, thirrje Japonisë të shmangë provokimet ndaj Kinës