KUJDES, PAMJE TË RËNDA/ Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, humbin jetën dy anëtarët e Gardës Kombëtare (FOTO+VIDEO)
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së që u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Uashington kanë ndërruar jetë.
Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë dhe një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u pyetur lidhur me ngjarjen.
Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin.
Megjithatë ende nuk është e qartë nëse anëtarët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri.
Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.
Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.
Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën dhe Presidenti Trump është informuar mbi zhvillimet.
Pjesë të aeroportit të Uashingtonit janë pezulluar për arsye sigurie, dhe fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan janë ndaluar.
Policia e Uashingtonit ka marrë masa të sigurimit, duke rrethuar zonën e ngjarjes me shirita të verdhë dhe duke dërguar disa automjete të emergjencës.
Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.

???? BREAKING UPDATE: MULTIPLE National Guard soldiers have been SHOT near the White House
— Nick Sortor (@nicksortor) November 26, 2025
At least three casualties being reported
The shooter is reportedly still on the loose
Law enforcement racing from all throughout the city
PRAY FOR THESE TROOPS????????pic.twitter.com/u5tqnN9mVW
