Adrola Dushi pozon në rrjete sociale por vëmendjen e ndjekësve ja merr komenti i reperit Capital T (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 22:16
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet më elegante se kurrë.
Bukuria e saj natyrale dhe prezenca brilante vetëm sa e rikujtojnë faktin pse Adrola vlerësohet prej vitesh si një nga femrat më të bukura shqiptare.
Megjithatë, këtë herë nuk ishin vetëm fotografitë që morën vëmendjen e publikut.
Në qendër të interesit u vu komenti i reperit të njohur Capital T, me të cilin prej kohësh përflitet se Adrola ka një lidhje.
Reagimi i tij në postim ka ndezur sërish thashethemet për romancën e dyshes, duke i bërë ndjekësit të “shpërthejnë” me komente e dyshime të reja.

