U përhapen lajme për vdekjen e saj, ikona e filmit shtrohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 17:28

Ikona e filmit francez, Brigitte Bardot, është shtruar në spital në Toulon për herë të dytë brenda vetëm pak javësh.
91-vjeçarja i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në tetor për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Shtrirja në spital vjen në kohën kur së fundi dolën ca raportime të rreme për vdekjen e saj. Reagimi i Bardot ishte i qartë.
“Jam mirë”, sqaroi ajo në platformën X.
91-vjeçarja kishte fjalë të forta për ata që filluan thashethemet: “Nuk e di se cili idiot e përhapi këtë lajm të rremë për vdekjen time sonte”. Pastaj shtoi: “Nuk kam ndërmend të them lamtumirë”.
