KAFSHËT ME PREFERENCA MUZIKORE/ Studimi tregon se qetësohen kryesisht nga muzika klasike

Muzika klasike dhe instrumentale mund të qetësojë kafshët, veçanërisht qentë dhe macet. Studimet dhe përvoja personale tregojnë se ul stresin, lehjet dhe sjelljet nervoze.

Një studim i fundit ka treguar se muzika mund të qetësojë kafshët, veçanërisht qentë dhe macet kur këto të fundit ndihen të stresuar.

Shembulli është Margot, një pitbull që vuante nga ankthi dhe reagonte keq kur lihej vetëm.

Pas shumë provash, pronarja e saj zbuloi se muzika klasike ose instrumentale me ritëm të ngadaltë e ndihmonte të bëhej mirë.

Studimet shkencore e mbështesin këtë teori.

Një ekip në Queens University Belfast improvizoi situata stresuese për disa qenushë dhe zbuloi se muzika klasike reduktonte lehjet, dridhjet dhe ecjen nervoze.

Të njëjtin efekt jep edhe tek kafshët në kopshtet zoologjike, si elefantët dhe gorillat, duke ulur sjelljet agresive dhe të përsëritura.

Macet gjithashtu  sillen më mirë, veçanërisht nga kompozimet instrumentale me frekuenca të moderuara.

Nga ana tjetër, audiobooks ose muzika me ritëm të shpejtë dhe perkussion të rëndë ndikojnë negativisht.

Si njerëzit, çdo kafshë ka preferencat e saj.

Për shumë pronarë,  muzika mund të kthehet në një motiv që kafsha e tyre te jetë e lumtur.