Projektbuxheti 2026/ Tola: Buxheti më i lartë që vendi jonë ka pasur
Eksperti i ekonomisë, Igli Tola shpjegon se buxheti i 2026 është më i madhi në historinë e vendit, por rritja e tij lidhet kryesisht me tatimet mbi konsumin për shkak të rritjes së çmimeve.
" Ky është buxheti më i madh në vlerë nominale që vendi ynë ka pasur ndër vite.
Në qoftë se do të analizojmë zërat dhe realisht prej nga vjen kjo rritje buxhetore dhe ku destinohet, më pas themi analiza drejt të kuptuarit më ndryshe dhe më pastër.
Po të shohim një pjesë e madhe e këtyre parave shtesë që injektohen në buxhetin e shtetit, duhet të kuptojmë se buxheti i shtetit është i ngjashëm me buxhetin e familjes, që përbëhet nga të ardhurat që vijnë nga puna dhe normalisht edhe një pjesë mund të vijë si pjesë borxhesh apo financim nga palët e treta, e njëjta gjë edhe me këtë rast.
Ajo që shihet që kryesisht vitet e fundit po pëson rritje në të ardhurat buxhetore është kategoria e të ardhurave që vjen kryesisht nga tatim për konsumin.
Për shkak të rritjes që çmimet kanë pasur që nga kriza e imponuar e luftës Rusi-Ukrainë dhe më pas çmimet në vend kryesisht për të mirat dhe shërbimet bazë, kanë pësuar një rritje graduale", u shpreh Tola.
