SUBVENCIONI I FERMERËVE/ Rimbursim TVSH-je çdo 6 muaj nga 1 janari! Rrapaj: Skema e re lehtëson kostot e prodhimit për fermerët

Nga 1 janari 2026, fermerët me NIPT duhet të ruajnë faturat për të marrë rimbursimin e TVSH-së çdo gjashtë muaj. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj thotë se skema ul kostot e prodhimit dhe favorizon sektorët e fruta-perimeve, vreshtarinë dhe ullishtarinë.

Nga 1 janari 2026 fermerët e pajisur me NIPT duhet të ruajnë faturat e shitjes, për të marrë rimbursimin e TVSH-së çdo 6 muaj.

Sipas kreut të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, kjo skemë i lehtëson fermerët nga barra e kostove të prodhimit

Rrapaj shprehet se sektorët që do të përfitojnë më shumë nga këto ndryshime janë sektori i fruta-perimeve, vreshtaria, ullishtaria dhe arrorët.

Edhe pse masat e reja fiskale synojnë të krijojnë një ekulibër midis formalizimit dhe mbështetjes, mbetet për t’u parë se si do të zbatohet skema në terren dhe sa ndikim real do të ketë në përmirësimin e prodhimtarisë bujqësore.