Presidenti ukrainas Zelensky të mërkurën vizitë në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 18:35
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi të mërkurën, tha sot drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran.
“Bisedimet në Ankara pritet të trajtojnë çështjet dypalëshe me partnerin tonë strategjik, Ukrainën, si dhe zhvillimet e fundit që lidhen me luftën Rusi-Ukrainë”, tha Duran në një postim në platformën turke “NSosyal”.
Ai shtoi se diskutimet do të përfshijnë edhe përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, veçanërisht negociatat e paqes në Stamboll.
