Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë: Kërcënim në rritje i infeksioneve rezistente ndaj ilaçeve në Europë

Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se një po rritet frikëshëm kërcënimi i infeksioneve rezistente ndaj ilaçeve në Europë.

Superbakteret rezistente ndaj ilaçeve janë një kërcënim në rritje për shëndetin në të gjithë Evropën dhe ato mund të përmbysin vitet e përparimit mjekësor, paralajmëruan autoritetet shëndetësore në një raport të ri.

Rezistenca antimikrobike ndodh kur patogjenët si bakteret ose viruset evoluojnë deri në atë pikë sa mund t’i shmangen ilaçeve ekzistuese, duke i bërë infeksionet më të vështira për t’u trajtuar dhe procedurat si transplantet e organeve dhe trajtimet e kancerit më të rrezikshme.

Rezistenca shkakton më shumë se 35,000 vdekje çdo vit në Bashkimin Evropian, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji, sipas vlerësimeve nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Agjencia tha se një numër faktorësh kanë krijuar një “stuhi perfekte” për këtë kërcënim: Popullsia në plakje e Evropës është më e ndjeshme ndaj infeksioneve, patogjenët rezistentë ndaj ilaçeve po përhapen përtej kufijve, mjekët dhe pacientët po përdorin shumë ilaçe antibiotike dhe ka boshllëqe kritike në përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve.

Në vitin 2023, Këshilli i BE-së vendosi pesë objektiva për shtetet anëtare: frenimin e përdorimit të antibiotikëve, sigurimin që të paktën 65 përqind e antibiotikëve të përdorur të jenë trajtime të linjës së parë dhe zvogëlimin e numrit të infeksioneve të reja të gjakut nga tre lloje bakteresh rezistente ndaj ilaçeve.