Shpërthen në flakë autobusi në Arabinë Saudite, humbin jetën 45 persona që ishin nisur drejt vendit të shenjtë të Mekës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 17:33
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku të paktën 45 persona kanë humbur jetën në një aksident.
Mediat e huaja shkruajnë se ata ishin të gjithë pelegrinë indianë, të cilët po vizitonin vendin e shenjtë të Mekës.
Ata humbën jetën në një aksident me autobus pranë qytetit të shenjtë të Medinës, një nga më vdekjeprurësit në Arabinë Saudite prej vitesh.
Një numër i madh viktimash, të cilat ishin gra dhe fëmijë, vinin nga Hyderabad, në Indinë qendrore. Zyrtarët indianë thanë se në autobus kishte 46 persona, nga të cilët vetëm një mbijetoi.
Veçanërisht tragjik është rasti i një familjeje të madhe pelegrinësh që u zhdukën, pasi 18 anëtarë të tyre, përfshirë nëntë fëmijë, janë midis viktimave.
