I dërgoj foto joshëse një 12-vjeçari, arrestohet 26-vjeçarja në SHBA

Një emigrante 26-vjeçare, e cila jetonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara është arrestuar, pasi i ka dërguar disa foto nudo një djali 12-vjeçar në përpjekje për ta joshur atë.

Susana Mendoza, 26 vjeç, i ka dërguar mesazhe intime të miturit, në  përpjekje për ta joshur seksualisht atë. 

Mediat e huaja shkruajnë se prindërit e djalit mësuan për mesazhet dhe fotot e dërguara dhe menjëherë telefonuan policinë.

"Oficerët duhej të punonin jashtëzakonisht shpejt sepse besohet se i dyshuari është një emigrant i paligjshëm dhe ka kërcënuar të largohet nga vendi", tha shefi i qarkut Jasper, Chuck Howard.

Mendoza u arrestua të enjten dhe aktualisht është në burg. Policia pritet të kontaktojë autoritetet për të raportuar praninë e saj të paligjshme në vend dhe për të filluar procedurat e deportimit.