FOTO/ “Oscar” 2025: Aktorët e veshur më mirë në tapetin e kuq
Gara e çmimeve ka nisur zyrtarisht me Çmimet e Guvernatorëve të vitit 2025, sipas “Esquire”.
Të njohura edhe si “Oscar të Nderit”, ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet disa muaj para ceremonisë së ardhshme të Çmimeve të Akademisë për të nderuar arritjet e jashtëzakonshme të karrierës në kinematografi dhe kontributet e shquara në artet dhe shkencat e filmit.
Fituesit e mëparshëm përfshijnë Jackie Chan, Angelina Jolie (e cila ishte fituese e një tjetër çmimi Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse në “Girl Interrupted”), Hayao Miyazaki dhe të tjerë.
Këtë vit, figurat e njohura që u nderuan me çmimet “Oscar të Nderit” ishin, Debbie Allen, Tom Cruise, Wynn Thomas dhe Dolly Parton.
Përsa i përket stilit të veshjes, aktorët më të mirët të Hollivudit u shfaqën në tapetin e kuq të veshur me kostume klasike të zeza.
Ndër aktorët më të njohur që ranë në sy për stilin e tyre klasik ishin, Alexander Skarsgard, Leonardo DiCaprio, Austin Butler dhe Oscar Isaac.
Jacob Elordi dhe Jonathan Bailey i kishin veshur kostumet e tyre pa kravatë – ndërsa Jeremy Allen White kishte guxuar me një këmishë me kopsa plotësisht të hapur – të futur në pantallona – poshte së cilës zbulohej një bluzë.
I vetmi person që nuk kishte veshur një kostum të zi ishte Jeremy Strong. Ai u shfaq në tapetin e kuq me një kostum ngjyrë ulliri të zbehtë.
“Esquire” ka bërë një renditje të aktorëve hollivudianë të veshur më mirë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar të Nderit”:
Alexander Skarsgard, i veshur me “Saint Laurent” nga Anthony Vaccarello.
Jacob Elordi
Jeremy Strong
Leonardo DiCaprio
Oscar Isaac
Jeremy Allen White, i veshur me “Louis Vuitton”.
Austin Butler
Josh O’Connor
Damson Idris
Michael B. Jordan
Joe Alwyn
Mason Thames
Jonathan Bailey

