Ndeshja ndaj Andorrës/ Alliu: Jemi ekip më cilësor, por nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 17:29
Analisti, Ilirjan Alliu në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se kombëtarja jonë është më cilësore se ekipi i Andorrës.
Alliu: Entuziasmi duhet të shkojë paralelisht me rezultatin.
Të gjitha mundësitë janë.
Ne jemi një ekip që kemi një diferencë cilësore në ndryshim me ta.
Është nivel më i lartë ekipi jonë Kombëtar.
Por kjo duhet demonstruar në fushë dhe kjo na vë nën presion.
Është shumë e rëndësishme që ne ta nisim ndeshjen me ritmin e duhur.
Të përqëmduar në maksimum.
Nëse ne i nënvlerësojmë sado pak ata janë të aftë të na hapin probleme.
