Rama inkurajon punonjësit të denoncojnë abuzimet,“O denoncoje o përtype.”/ Nga 1 janar aplikohet paga minimale 500 euro
Kryeminstri Rama në një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë ka folur rreth rritjes së pagës minimale në sektorin privat dhe raportit të punëdhënësve në këtë sektor.
“O denoncoje o përtype.” Ka qenë kjo thirrja e Ramës teksa ka folur për abuzimin e pagave ndaj punëmarrësve.
Ndërkaq, kryeministri ka theksuar se shteti e ka të pamundur të “gjëmojë” nga prapa çdo punëdhënës dhe të gjej individët që abuzojnë me pagesat.
Ai ka inkurajuar që punonjësit të denoncojnë këtë fenomen te Administrata Tatimore, në Ministrinë e Financave dhe te deputeti i zonës.
Duke rikujtuar se është vendosur një ligj që punonjësi që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm.
Ndër të tjera, kryeministri ka deklaruar datën ku do të aplikohet paga minimale prej 500 eurosh si në sektorin privat dhe atë shtetëror.
Nga 1 janari paga minimale në sektor publik dhe privat do të jetë 500 euro. Sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për ata që e kanë pagën nën 500 euro do i paguaj qeveria. Sigurimet do i mbulojë qeveria," tha Rama.
