Humbja e PD-së në 5 bashki, Gjyli: Nëse ndihesh i dorëzuar në realitetin politik, pse duhet të ekzistosh më si parti?
Në këndin e intervistës në studion e OraNews, ka qenë e ftuar analistja Arsejda Gjyli, e cila ka folur lidhur me opozitën dhe me aksionin politik pritet së fundmi nga demokratët.
Teksa opozita ka paralajmëruar për protestë ditën e hënë, Gjyli e ka cilësuar këtë përpjekje, si një pamundësi nga ana e opozitarëve për tu përfaqësuar politikisht, pasi dhe në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit kandidaturat opozitare nuk arritën të triumfonin.
Ajo gjithashtu ka ngritur pyetjen se pse duhet të ekzistoj si parti, në mometin që ndihesh i dorëzuar në realitetin politikë.
Analistja e ka përfunduar argumentin e saj duke u shprehur se PD ka gabuar duke mos kandiduar me kandidatë partiak në zgjedhjet e pjesshme.
Një humbje e madhe për demokratët në 5 bashkitë e vendit.
