VIDEO/ Luana Vjollca 'bllokohet' brenda shtëpisë, korridori i pallatit i mbushur përsëri me trendafila

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është befasuar sërish me një surprizë madhështore, teksa pallati ku ajo jeton është mbushur me trëndafila të kuq.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra buqeta të bukura, të vendosura në çdo cep të korridorit, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe romantike.

Kjo surprizë nuk ndodh për herë të parë, pasi më herët, Luana ka përjetuar surpriza të ngjashme, gjë që ka bërë ndjekësit e saj të dyshojnë për një admirues misterioz që nuk kursen asgjë për ta befasuar.

Luana nuk mund të rrinte pa e ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram, por sigurisht pa zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti të veçantë

Një gjë mbetet e qartë: Luana di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen, dhe mjafton një dhomë e mbushur me trëndafila për të ndezur rrjetet sociale dhe për të bërë fansat të shpërthejnë në reagime.