Si Justin dhe ajo po e përballojnë jetën si prindër? Hailey Bieber ndan sekretet me ndjekësit

Hailey Bieber ka hapur zemrën dhe ka treguar se si po përballon rolin e ri si nënë, ndërkohë që vazhdon të menaxhojë karrierën e saj dhe jetën publike së bashku me bashkëshortin, Justin Bieber.

Në një intervistë për GQ, modelja tregoi se çdo ditë është një sfidë e re dhe se mbrojtja ndaj djalit të tyre, Jack Blues, 15 muajsh, është gjithmonë prioritet.

“Ne po e marrim çdo ditë si të vijë. Të dy ndiejmë shumë mbrojtje për djalin tonë dhe besoj se kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo situatë kur të vijë momenti.” tha Hailey.

Hailey gjithashtu theksoi se ka gjetur një mënyrë për të balancuar jetën private dhe atë publike. Përveç sfidave të prindërimit, ajo ka edhe biznesin e saj të bukurisë, Rhode, dhe ka falënderuar Justin për mbështetjen e vazhdueshme."Kam ndihmë me kohë të plotë dhe jam mirënjohëse për këtë, sepse pa të nuk do të mund të menaxhoja karrierën dhe familjen,” tha ajo.

Modelja shtoi se nuk ndihet aspak e turpëruar për ndihmën që merr me kujdesin ndaj Jack. “Kam një ekip që më ndihmon me kohë të plotë dhe jam shumë mirënjohëse, sepse pa ta nuk do të mund të menaxhoja karrierën dhe familjen njëkohësisht,” tregoi Hailey.

Hailey dhe Justin kanë një djalë Jack Blues, 15 muajsh. “Asgjë nuk të përgatit për të qenë prind derisa ta përjetosh vetë,” shtoi ajo.