TMERR NË RRUGËT E DEHLIT/ Vijojnë hetimet për shpërthimin e rëndë në kryeqytet

Shpërthimi i rëndë në Delhi, që shkaktoi 10 viktima dhe mbi 20 të plagosur, ka tronditur kryeqytetin indian, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve vazhdojnë. Zona mbetet e izoluar dhe nën kontroll të forcat e sigurisë, ndërsa banorët rrëfejnë tmerrin.

Hetimet për shpërthimin e rëndë në Dehli që shkaktoi 10 viktima dhe 20 të plagosur janë ende në vijim. Autoritetet ende nuk e kanë një përgjigje për tragjedinë e ndodhur në mes të kryeqytetit Indian.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara dhe të sigurta të kryeqytetit indian, duke dëmtuar edhe qendrën më të madhe tregtare atje.

Banorët dhe dëshmitarët e ngjarjes tregojnë makthin e përjetuar. Sipas tyre shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa mund të dëgjohej nga disa kilometra larg.

Thonë se rruga ishte mbushur me makina të djegura, trupa dhe njolla gjaku.

“Ishte një pamje e tmerrshme, njerëzit ishin në shok,” thotë një prej dëshmitarëve.

Shumë persona po kërkojnë ende për familjarët e zhdukur.

Zona e ngjarjes mbetet e kontrolluar nga forcat e sigurisë, ndërsa qyteti i Delhi-t është në gjendje të lartë gatishmërie.