LISTA E PLOTË/ Euro 2026, Shqipëria U-19 nis grumbullimin

LISTA E PLOTË/ Euro 2026, Shqipëria U-19 nis grumbullimin

Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur grumbullimin për sfidat e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 për këtë grup-moshë.

Trajneri Julian Ahmataj ka grumbulluar 20 lojtarët më të spikatur të kësaj moshe për këto ndeshje të rëndësishme, ku Shqipëria synon vendin e parë në grup.

Ekipi ynë është pjesë e grupit B5, së bashku me Ukrainën, Sllovakinë dhe Malin e Zi. Të gjitha ndeshjet e këtij raundi do të luhen në Shqipëri, në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”.

Ndeshja e parë e kuqezinjve në kalendar do të jetë ajo ndaj Ukrainës më 12 nëntor në ora 14:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Tre ditë më vonë, përfaqësuesja jonë do të përballet me Sllovakinë, po në ora 14:00 në “Niko Dovana”. Ndeshja e fundit e Shqipërisë në këtë raund është ajo kundër Malit të Zi më 18 nëntor në ora 14:00 në “Niko Dovana”.

Të gjitha ndeshjet e këtij raundi do të transmetohen drejtpërdrejt në FSHF Tv.

LISTA E PLOTË KOMBËTARES U-19

Portierë: Alain Taho, Raffaele Huli

Mbrojtës: Samuele Sina, Davide Avdullari, Yoni El Malem, Kris Gecaj, Leon Sylejmani, Ramiz Ndoj, Lucas Cekrezi, Rikardo Sheji

Mesfushorë: Mattia Huqi, Ergis Arifi, Serxho Vogli, Oliver Blini, Matteo Dashi, Bjorni Duka

Sulmues: Gabriel Kulla, Briajan Gjyla, Arman Durmisi, Tedi Malaj