534 ditë pa luajtur me Juven, por polaku shihet në finalet e ATP-së: Çfarë ka ndodhur me sulmuesin Arkadiusz Milik?
Arkadiusz Milik nuk ka luajtur për Juventusin për më shumë se një vit e gjysmë. Por, në orët e fundit, sulmuesi ndërkombëtar polak është parë disa herë:
Fillimisht në tribunat e stadiumit Allianz të shtunën gjatë derbit të Torinos (0-0), pastaj të nesërmen në finalet e ATP-së, një turne që mbledh së bashku tenistët më të mirë këtë javë në Torino, ku u fotografua përkrah Carlos Alcaraz, pas fitores së spanjolit kundër Alex de Minaur.
Dy atletët patën kohë të shkëmbenin disa fjalë, me Milikun që konfirmoi statusin e tij si lojtar i dëmtuar. "A luajte dje (të shtunën)?" pyeti Alcaraz. "Jo, jam i dëmtuar," u përgjigj ish-lojtari i Marsejës. "Ishte një kënaqësi e vërtetë që të takova, urime përsëri për ndeshjen dhe të uroj një turne të shkëlqyer."
Për 534 ditë, sulmuesi polak nuk është parë në publik i veshur me fanelën e Juventusit, as në stërvitje dhe as në ndeshje. Paraqitja e tij e fundit me bardhezinjtë daton më 25 maj 2024, përpara se një seri lëndimesh (gju, pulpë, probleme muskulore) ta linin jashtë fushave për një periudhë të gjatë. Ndeshja e tij e 73-të dhe më e fundit për Poloninë ishte më 7 qershor 2024, kundër Ukrainës (3-1).
