Zgjedhje dhe "rrugë" zgjidhje/ Veliu: Qeveria e re në Kosovë vështirë të formohet, zgjidhja më e mirë një qeveri teknike

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu, komentoi situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se formimi i qeverisë së re mbetet i vështirë dhe se një zgjidhje e mundshme do të ishte krijimi i një qeverie teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të reja.
" Që nga dita kur presidentja ka nominuar zotin Konjufca për kryeministër janë 2 javë ose 15 ditë afat brenda të cilave ai duhet të krijojë shumicën e 61 deputetëve për të votuar qeverinë, mirëpo me sa po shikohet dhe sipas deklaratave të të gjithë partive opozitare, duke filluar nga partitë demokratike si forca kryesore opozitare, dhe ashtu edhe nga nisma social demokratike kemi një deklarim që nuk do të jenë vota për asnjërën nga Lëvizja Vetëvendosje.
Me thënë të drejtën një gjë të tillë nuk e kam pritur, por mesa duket këto janë manovrimet e fundit të cilat i bëjnë subjektet politike për të shtyer apo për të mos arritur deri tek një marrëveshje apo tek zgjedhja e një qeverie është shumë e qartë përderisa kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka arritur të fitojë shumicën e deputetëve. Një gjë e tillë nuk pritet të ndodh as me zotin Konjufcka.
Mendoj se zgjedhje më e mirë do të ishte një marrëveshje mes subjekteve politike për krijimin e një qeverie teknike, për të përgatitur vendin për zgjedhjet, pasi një gjë e tillë është e pamundur", u shpreh Veliu.
