EPOKË E RE PËR MILAN DHE INTER/ Stadiumi i ri pritet të gjenerojë 180 mln euro në vit

Milan dhe Inter pritet të përfitojnë rreth 180 milionë euro në vit nga stadium i ri, i cili parashikohet të jetë gati në vitin 2031. Te ardhurat pritet të gjenerohen nga biletat, zona VIP, si dhe shfrytëzimi i hapësirës për koncerte apo aktivitet të ndryshme kulturore

Stadiumi i ri në Milano, i parashikuar të përfundojë në vitin 2031, pritet të gjenerojë deri në 180 milion euro në vit për Milanin dhe Interin.

Një rritje rreth 100 milionë euro më shumë, krahasuar me të ardhurat që gjeneron aktualisht stadiumi San Siro.

Kjo shumë pritet të arrihet nga biletat, abonimet dhe zonat VIP që parashikohen të kenë çmime marramendëse.

Duke shtuar këtu edhe fitimet nga emri i stadiumit, apo mbajtja e koncerteve  verore, aktivitetet kulturore dhe muzeun e ri të dy klubeve, që pritet të tërheqë rreth gjysmë milioni vizitorë në vit.

Raste të ngjashme suksesi janë Tottenham Hotspur Stadium, Santiago Bernabéu dhe Emirates Stadium.

Të tre këta kolosë modernë kanë  dyfishuar të ardhurat e klubeve të tyre që në vitin e parë të hapjes.

Në nëntë muajt e ardhshëm, studio e arkitekturës që kanë marrë përsipër projektin  do të përcaktojnë stilin dhe karakterin përfundimtar të stadiumit prej 71,500 vendesh.

Ndërkohë, që kanë mbetur edhe disa çështje të vogla procedural për t’u zgjidhur, që kanë qenë edhe arsyeja kryesore që e kanë penguar ndërtimin e stadiumit për vite me radhë.

Projekti i financuar nga Milan dhe Inter, pritet të përfundojë në vitin 2031.

Një projekt gjigant që jo vetëm do të ofrojë kushte dhe standarde bashkëkohore sportive, e që do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e futbollit në Milano, por edhe do të shërbejë si pikë atraksioni për qytetin.