"Finalet" ndaj Andorrës dhe Anglisë, Sylvinho del para medieve! Shpjegon listën e të grumbulluarve (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho, doli para medieve pasi bëri publike listën e 25 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjeve të nëntorit, të cilat janë të fundit për këto kualifikuese.

Për Grupin K të Kupës së Botës 2026, Shqipëria luan më 13 nëntor në Andorra dhe më 16 nëntor në Tiranë vjen Anglia, e cila është kualifikuar për në fazën finale.

Tanët mbajnë vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe kanë shanse reale për vendin e dytë që të dërgon në fazën play-off, nga ku do kërkohet një biletë për në finalet e Botërorit që verën e ardhshme do zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Kuqezinjtë janë të favorizuar pasi edhe rivalët direkt, Serbia, ka ndeshje kundër Anglisë në Londër dhe në rast të një humbje të serbëve, kombinuar me një fitore në Andorra të Shqipërisë, do i dërgonte tanët në play-off.

"Finalet" ndaj Andorrës dhe Anglisë, Sylvinho del para