Edhe meshkujt me kancer gjiri/ Kuzhinieri me versionin agresiv: Rëndësia e diagnostikimit të hershëm

Një kuzhinier është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të gjirit, dhe tani po i bën thirrje të gjithë burrave të kontrollojnë rregullisht gjoksin e tyre, sipas “The Independent”.

Mat Kelly, 42 vjeç, vuri re për herë të parë një gungë tetorin e kaluar, ndërsa punonte në Çikago, duke ndihmuar për hapjen e një restoranti të ri. Pas një vizite te mjeku i përgjithshëm, ai u referua për teste të mëtejshme, para se të njihej me diagnozën për kancer.

Një skaner “PET ” zbuloi se kanceri ishte përhapur në nyjet limfatike dhe kockat, kryesisht në shtyllën kurrizore, një zhvillim që ai e përshkroi si “goditje në stomak”. Ai filloi kimioterapinë,  cila dështoi, dhe dy skanime të tjera “PET” treguan se tumoret e tij kishin rritur dhe për këtë arsye rishikoi opsionet e trajtimit.

Megjithëse kanceri i tij nuk është i shërueshëm, Mat ka filluar përdorimin e “Enhertu”, një terapi që kombinon një ilaç të targetuar dhe kimioterapi, e cila po e ndihmon të “mbajë kancerin nën kontroll ndërsa jeton jetën plotësisht”.

“Jam aktualisht në një gjendje limbo me kancerin, ku nuk kam shenja metabolike të sëmundjes, dhe e vetmja gjë që e mban nën kontroll është trajtimi. Jam në kimioterapi çdo tre javë për pjesën tjetër të jetës, por aktualisht nuk kam kancer brenda meje, kështu që kam pasur një përgjigje të jashtëzakonshme”, u  shpreh ai

“Kontrolloni gjoksin tuaj dhe nëse ndjeni diçka të pazakontë, shkoni te mjeku. Për mua, është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit të mos e shtyjnë, sepse mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes”, u bëri thirrje Mart burrave

Skanimet e mëvonshme treguan se kanceri ishte në stadin 4, me përhapje në nyjet limfatike, kocka dhe shtyllë kurrizore. Ai ndoqi kimioterapi të “ashpër” me “Docetaxel” dhe “Phesgo”, por pas tre muajsh kuptoi se trajtimi nuk kishte qenë efektiv.

Pas shumë peripecish, Mat filloi terapinë me “Enhertu”, duke përjetuar efekte anësore të forta si kapsllëk, diarre, neuropati djegëse dhe ulcer në hundë dhe gojë.

Megjithatë, tumoret në gjoks u zvogëluan 30-40% dhe nuk kishte më metastaza në shtyllën kurrizore.

Mat theksoi rëndësinë e vetëkontrollit dhe mbështetjes së grupeve të burrave me kancer të gjirit, si “Men’s VMU”, duke shtuar se “ka një ndikim të madh të kesh njerëz që kanë kaluar ose po kalojnë të njëjtën gjë, duke e bërë botën të ndjehet pak më pak e vetmuar”.