PAMJET/ Ambasada e Japonisë, bazë materiale në mbështetje të zhvillimit të sportit të Judos

Federata Shqiptare e Judos në bashkëpunim me ambasadën e Japonisë, organizuan në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, ceremoninë e dorëzimit të bazës materiale në mbështetje të zhvillimit të sportit të Judos në Shqipëri.

Tapete, kimono, kamera, monitorë dhe shumë materiale të tjera, të cilat janë me standarde sipas Federatës Europiane dhe Botërore i janë vënë në dispozicion Federatës së Judos për të organizuar aktivitete europiane në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kikuko Kato, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, Presidenti i Federatës së Judos, Drin Shkreta dhe Sekretari i Përgjithshëm, Labo Çapo.

E gjithë baza materiale që është marrë në dorëzim nga Federata e Judos është një fond grand nga qeveria japoneze.